USAID-i mbështet Drenasin në fushën e bujqësisë

GllogocPostuar: 15:26 / 16.01.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim drejtorin e Agro-USAID-it në Kosovës, Mark Wood dhe bashkëpunëtorët e tij me të cilët ka biseduar për projektet e përbashkëta ne bujqësi të cilat do të realizohen gjatë këtij viti, transmeton InfoKomuna.

Në këtë takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit për realizimin e projekteve në bujqësi të bashkëfinancuara nga Komuna e Drenasit dhe Agro-USAID-it.

Kryetari Lladrovci ka mirëpritur këtë takim dhe ka shprehur gatishmërinë për realizimin e projekteve në fushën e bujqësisë që janë ne interesin e qytetarëve dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të bujqësisë në vend.

Ndërsa drejtori i Agro-USIAD-it, Mark Wood, tha se do të mbështes Komunën e Drenasit në projektet që ajo i konsideron si me të rëndësishme ne sektorin e bujqësisë për qytetarët e saj. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.