Vazhdon bashkëpunimi i sukseshëm ndërmjet komunës se Duzce të Turqisë dhe Mamushës
Kryetari i komunës së Mamushës Arif Bytyçi me bashkëpuntor, po qëndrojnë në komunën e Duzce Sakarya të Turqisë, me të cilën Mamusha është binjakizuar, ku po bisedojnë me drejtuesit kryesor të komunës dhe Agjencionin për zhvillim dhe bashkëpunim TIKA.
Komuna e Duzce dhe TIKA, sivjet ka nda një donacion që në komunën e Mamushës tua ndërtojnë një sallë sporti me vlerë mbi 750 mijë lira turke.
Zyrtarët e komunës së Duzce u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e komunës së Mamushës, duke shpresuar se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë.
Nga ana e tij, Arif Bytyçi, kryetar i komunës së Mamushës u shpreh i kënaqur që projektet që po ndihmohen në komunën e Mamushës, siç tha ai për tju dal zotë vlerave kulturore fetare. Arif ka falenderuar Kryetarin e komunës së Duzce dhe TIKA-në që nuk kursyen mjetet për Vëllazerit nga Kosova./KosovaPost.net