Vazhdon dezinfektimi dhe pastrimi i hapësirave publike dhe private në Klinë

KlinëPostuar: 17:03 / 27.03.2020

Komuna e Klinës njofton se në vazhdën e masave preventive ndaj përhapjes së virusit, ka vazhduar edhe sot dezinfektimi i hapësirave dhe objekteve publike dhe private në qytet.

Po ashtu, kompania “Ambienti”, pas servisimit të mjeteve, është duke vazhduar me pastrimin e mbeturinave, ku sot janë larguar një sasi e madhe.

Drejtori i Shërbimeve Publikë dhe Emergjencave, Iber Elezaj, njofton se ka përmirësime në funksionimin e kësaj kompanie dhe se nga sot kompania ka filluar punën edhe me katër kamionë të tjerë, për të qenë në dispozicion që të pastrohen mbeturinat në të gjitha fshatrat.

Drejtori Elezaj apelon qytetarët që të kryejnë pagesat për shërbime ndaj kësaj kompanie, në mënyrë që të sigurohen mjetet për pagat e punëtorëve. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...