Vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike në Lipjan

LipjanPostuar: 15:06 / 18.03.2020

Në Komunën e Lipjanit po vazhdon dezinfektimi, dezinsektimi, deratizimi i të gjitha hapësirave publike, së fundmi dezinfektimi ka vazhduar në QKMF, AMF, objektin e administratës Komunale, bus-stacionet e qytetit si dhe pjesë të tjera.

Dezinfektimi do të vazhdojë edhe në vendet edhe në institucionet e tjera publike, objektet fetare dhe objektet parashkollore dhe shkollore etj.

Komuna e Lipjanit tash e një kohë ka marr disa masa preventive për parandalimin e këtij virusi, ndërsa deri më tani nuk është lajmëruar ndonjë rast me këtë virus.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka themeluar edhe një komision AD-HOC për monitorimin e vazhdueshme të gjendjes të cilën po kalojmë.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.