Vendosen tabelat me emërtime rrugësh në të gjitha vendbanimet e Pejës

PejëPostuar: 11:51 / 20.09.2018

Peja ka nisur realizimin e projektit për vendosje tabelash të rrugëve nëpër të gjitha vendbanimet. Me identifikimin e vendeve, sipas hartave të pozicionimit dhe vendosjen fillimisht të shtyllave për tabela me emërtimin e rrugëve, po realizohet projekti që financohet nga Qeveria e Norvegjisë.

Drejtori i Urbanizmit, Rajan Arapi, ka njoftuar të mërkurën për KD-në se projekti është duke u realizuar përmes Autoritetit Norvegjez të Hartave, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit midis Qeverisë së Norvegjisë, Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Pejës, shkruan Koha Ditore.

Së pari, siç tregon Arapi, janë duke u identifikuara vendet sipas hartave të pozicionimit për vendosjen e shtyllave e pastaj do të vendosen tabelat me emërtime të rrugëve.

Lista me rreth një mijë rrugë të emërtuara në 78 fshatra dhe në disa rrugë të Pejës, e propozuar nga Komisioni për emërtim rrugësh dhe sheshesh, është miratuar nga Kuvendi Komunal në korrik të vitit të kaluar, por për një vit nuk ishte vendosur asnjë tabelë në asnjë rrugë të vetme. /InfoKomuna/

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...