Veseli e Idrizi e nisin fushatën në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 14:33 / 21.09.2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës së bashku me kandidaten e kësaj partie për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 22 tetorit në çajtoret e këtij qyteti.

Ata janë ndalur për të biseduar me klientët e kësaj çajtoreje.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli e ka hapur edhe zyrtarisht fushatën e këtij subjekti politike për zgjedhjet lokale pas mesnate në Prishtinë bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj.