Veseli nënshkruan Ligjin për Prishtinën

PrishtinëPostuar: 13:16 / 29.05.2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot Ligjin për Prishtinën, duke përmbushur kështu përgjegjësinë kushtetuese e ligjore, theksohet në një njoftim për media të Kuvendit.

Ligji për Prishtinën u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës më 17 maj 2018, me 61 vota pro dhe 1 abstenim. Ky Ligj, po ashtu, njeh edhe Prizrenin si kryeqytet Historik të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli, pas miratimit të Ligjit, pat deklaruar se me të ndihmohet zhvillimi i Prishtinës, me më shumë buxhet dhe kompetenca.

Pas nënshkrimit të Ligjit për Kryeqytetin nga ana e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ai duhet të dekretohet edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në afat prej 8 ditësh, për t’u shpallur më pas në Gazetën Zyrtare që nënkupton edhe hyrjen e tij në fuqi.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...