Në Viti hapet ekspozita me fotografi të UÇK-së për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

VitiPostuar: 11:03 / 07.03.2024

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që po mbahen për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 5,6 dhe 7 mars, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, është hapur ekspozita me fotografi nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Ekspozita është hapur në hollin e Shtëpisë së Kulturës dhe është e hapur për qytetarë.