Po vazhdon rregullimi i trotuarit nga rruga kryesore e fshatit Samadrexhë e deri tek varri i heroit Afrim Bunjaku

VushtrriPostuar: 09:36 / 13.02.2024

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për rregullimin e trotuarit nga rruga kryesore e fshatit Samadrexhë e deri tek varri i heroit Afrim Bunjaku.

Kryetari Idrizi, gjithashtu ka njoftuar se punimet do të përmbyllen para datës 17 shkurt, kur shënojmë edhe 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.