Po vazhdon shtrirja e rrjetit të kanalizimit në fshatra të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 09:48 / 04.03.2024

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për shtrirje të rrjetit të kanalizimit në disa fshatra të Vushtrrisë.

Aktualisht punime për shtrirje të rrjetit të kanalizimit po bëhen në këto fshatra:

1.Nedakoc-kolektori kryesor
2.Studime-kolektori kryesor
3.Reznik-shtrirja e rrjetit të kanalizimit
4.Beçuk-shtrirja e rrjetit të kanalizimit
5.Zhilivodë-shtrirja e rrjetit të kanalizimit