Nisin ditët e Hasan Prishtinës në Vushtrri

VushtrriPostuar: 20:49 / 12.06.2019

Në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, në Vushtrri, kanë nisur aktivitetet kulturore.

Padyshim, njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në shpalljen e mvetësisë së Shqipërisë, ishte patrioti nga Vushtrria, figura e të cilit dita-ditës po vjen duke u shndërruar në emblemë të kulturës së qytetit tonë dhe jo vetëm.

Hasan Prishtina përveç kontributit në shtetformimin e Shqipërisë, u bë udhërrëfyes për brezat pas Tij, në ngritjen e vetëdijes, kulturës dhe nacionalizmit shqiptar.

Në nderim të figurës së këtij patrioti të madh, sot shpallëm hapjen e manifestimit “Ditët e Hasan Prishtinës”.

Aktivitetet që shënuan këtë ditë janë:

1. Ekspozitë me piktura, e piktores Afërdita Merovci.
2. Ekspozitë me fotografi e dokumente për personalitetin e Hasan Prishtinës. Këto ekspozita janë hapur në Kalanë e Qytetit dhe mbeten të hapura deri më 18 qershor 2019.
3. Turnir në Pingpong, në Bulevardin “Adem Jashari”.

Aktivite do të kemi edhe gjatë ditëve në vazhdim. /InfoKomuna/

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.