Vushtrria me Task Forcë kundër keqpërdorimit të ujit të pijes

VushtrriPostuar: 15:39 / 24.04.2018

Me qëllim të adresimit të shqetësimeve nga KUR “Mitrovica” njësia në Vushtrri, lidhur me keqpërdorimin të ujit të pijes, Komuna e Vushtrrisë sot ka themeluar Task Forcë të veçantë por edhe ka aprovuar masat si në vijim për të siguruar ujë të pijes për qytetin gjatë sezonit të verës.

Masat konkrete që janë aprovuar sot në takimin e drejtuesve të Komunës në krye me kryetarin Xhafer Tahiri, me Drejtorin e KUR “Mitrovica” njësia në Vushtrri, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin komunal janë:

Fabrika e ujit në Vushtrri do të shtojë prodhimin e ujit gjatë sezonit ku orari i punës do të zgjatet në 18 orë në ditë nga 12 sa është tani;

Ndalohet përdorimi i ujit të pijes për bizneset si autolarje; pastaj ndalohet përdorimi i ujit të pijes për ujitje të kopshteve apo pastrim të oborreve e trotuareve;

Të gjitha bizneset shërbyese në Vushtrri duhet të ndalojnë përdorimin e ujit të pusit, kjo me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve;

Me qëllim të rritjes së sigurisë sanitare, është marr vendim për inspektim të bizneseve hoteliere dhe të përgatitjes së ushqimit, nëse janë të lidhura apo jo në rrjetin e ujësjellësit.

Angazhimi i policëve të dedikuar për punë në komunitet për të marrë masa ndaj keqpërdorimit të uji kudo që e hasin policët apo inspektorët komunal.

Task Forcën komunale do të udhëheqë Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...