Xhemajli e Lluka flasin për zhvillimin ekonomik në Lipjan

LipjanPostuar: 16:50 / 02.05.2018

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Fauz Xhemajli dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik Shkelzen Hajdini, kanë zhvilluar një takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Nënkryetari Xhemajli ka informuar Ministrin Lluka rreth ofertës investive të Komunës së Lipjanit dhe angazhimeve që janë duke i bërë me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Ai ka kërkuar nga ministri Lluka bashkëpunim dhe mbështetje në funksionalizimin dhe promovimin e vendeve turistike në Komunën e Lipjanit duke vënë në pah rëndësinë e Parkut Nacional Blinaja, Shpellës së Gadimes dhe Janjevës për zhvillimin ekonomik të Komunë së Lipjanit.

Gjatë këtij takimi Ministri Lluka premtoi angazhim në promovimin e ambientit të të bërit biznes në Komunën e Lipjanit, si dhe angazhim me ministritë relevante në funksionalizimin e zonave turistike dhe promovimin e atyre qe janë funksionale.

Po ashtu, Ministri premtoi se do të angazhohet që Lipjani të futet në prioritetet e Qeverisë me qëllim që të përfitojë nga projektet e mëdha me të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në Zhvillimin Ekonomik. /InfoKomuna/

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.