Zëvendësministri këshilltar i kryetarit të Ferizajt

FerizajPostuar: 10:42 / 22.01.2018

Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë akuzuar të dielën kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, për konflikt interesi

Sipas tyre, emërimi i zëvendësministrit për zhvillim ekonomik, Mustafë Grainca, në pozitën e këshilltarit dhe koordinatorit për ekonomi përbën shkelje ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Balton Dërguti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se kryetari i Komunës, Agim Aliu, gradualisht po i sistemon nëpër pozita të ndryshme të pakënaqurit e PDK-së, të cilët kanë pasur ambicie të vazhdueshme për të qenë drejtor në Komunën e Ferizajt. Sipas tij, kjo ka ndodhur edhe me emërimin e Graincës.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...