Zvarritet prej muajsh projekti i kolektorit të ujërave të zeza në Podujevë

PodujevëPostuar: 12:49 / 09.09.2017

Zyrtarët komunalë të Podujevës e kanë bartë përgjegjësinë te niveli qendror për realizimin e projektit të kolektorit të ujërave të zeza në këtë komunë.

Ky projekt që do të realizohet nëpërmjet kredisë nga Austria, sipas komunarëve tash varet kryekëput nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi, Nazmi Elezi, ka thënë se Komuna i ky kryer obligimet e veta sa i përket këtij projekti. Ai para dy muajsh kishte paralajmëruar se ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza do të fillonte shumë shpejt.

“Komuna e Podujevës ka kryer të gjitha obligimet lidhur me fillimin e realizimit të projektit të ndërtimit të kolektorit kryesor”, kishte thënë Nazmi Elezi.

Por, kjo nuk ka ndodhur. Zyrtarët komunalë më herët e kishin bërë edhe një premtim tjetër për fillimin e këtij projekti. Në muajin shkurt të këtij viti ishte nënshkruar marrëveshja ndërmjet kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe përfaqësuesit të kompanisë austriake “WDS BauGmbH”, Thomas Dieringer, për ndërtimin e kolektorit kryesor për ujëra të zeza.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe Christoph Gierlinger nga kompania ÖSTAP. Në këtë njoftim të Komunës së Podujevës thuhej se ndërtimi i këtij kolektori do të fillojë në muajin prill, por që nuk ka ndodhur.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...