Zyba: Qeverisjet e kaluara e lanë Therandën me një çerdhe publike

SuharekëPostuar: 16:22 / 21.09.2017

Kandidati për kryetar të Therandës nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, ka vizituar çerdhen e vetme publike në Therandë.

Ai ka kritikuar qeverisjet e kaluara duke e lënë Therandën me vetëm një çerdhe publike, transmeton InfoKomuna.

“Një komunë me 59 mijë banorë rezidentë, Theranda, e ka vetëm një çerdhe publike. Ky është skandali i qeverisjeve të shkuara në Therandë. Kaq shumë kanë vjedhur e kaq pak kanë punuar sa që as për fëmijët nuk kemi çerdhe”.

“Fëmijët e Therandës do të kenë mundësi të shkojnë në çerdhe, dhe prindërit e tyre do të jenë të lirë të punojnë gjatë ditës. Ne do të rrisim shumë më shumë çerdhe me bazë komunitare në Therandë siç kemi bërë edhe në Prishtinë. Çerdhet do t'i hapim në qytet por edhe në fshatrat e mëdha”, ka thënë Zyba. /InfoKomuna/

 

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...