Bombë në Beograd
LeposaviqPostuar: 12:24 / 02.07.2015
Në kulmin e stadiumit të Crvena Zvezdës, në Beograd, sot është gjendur një bombë.
Gjatë një kontrolli rutinor të policisë, në kulmin e Marakanas është hetuar bomba, por pa fitil.
Për këtë arsye, stadiumi është mbyllur përkohësisht, njofton Klan Kosova.
Sonte, ekipi bardh e kuq do ta luajë ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Europës, kundër Kairat nga Kazakistani.