Arrestohen tre persona në Leposaviq, gjendet një armë

LeposaviqPostuar: 10:51 / 05.06.2017

Policia ka bërë të ditur se në afërsi të ndërtesës së Qendrës për punë sociale, pas një mosmarrëveshje rreth vendosjes së afisheve (postarëve) parazgjedhore, ka ardhë deri te prishja e rendit nga ana e disa personave.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe një femër K-Serbe.

Ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë-pistoletë. Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar dhe vazhdon me procedurë të rregullt./Indeksonline/