Aprovohet Buxheti i Komunës së Lipjanit për vitin 2024

LipjanPostuar: 17:14 / 15.09.2023

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe nënkryetari Diamant Bytyqi, gjatë kësaj seance kanë dhënë sqarime rreth çështjeve të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.

 Gjatë punimeve të kësaj mbledhje janë aprovuar këto pika të rendit të ditës:

• Propozim Vendim për miratimin e Buxhetit për vitet 2024-2026.
• Propozim Vendim për rialokimin dhe transferin e mjeteve të buxhetit për vitin 2023
• Raport i dëgjimeve publike lidhur me planifikimin buxhetor për vitet 2024-2026.
• Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për monitorimin e zbatimit të Hartës Zone të Komunës për periudhën 3 korrik 2022-3 korrik 2023.
• Propozim Vendim paraprak për shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës.
• Propozim Vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për shfrytëzim afatgjatë të paluajtshmërive të Komunës në ZK Konjuh.
• Propozim Vendim për ndarjen e burimeve financiare për Islamin Relief Worldwide Office në Kosovë (IRW).
• Propozim Vendim për përcaktimin e festivalit “Mërgata Fest” si festival tradicional i Komunës së Lipjanit.
• Propozim Vendim për përcaktimin e festivalit “Rinia Fest – Lipjan” si festival tradicional i Komunës së Lipjanit.
• Raporti i punës së Zyrës së Kryetarit dhe Drejtorive Komunale Janar-Qershor 2023.