Komuna e Lipjanit dhe Islamic Relief Kosova nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

LipjanPostuar: 17:19 / 18.08.2023

Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të mbështetjes së familjeve të fermerëve nga Komuna e Lipjanit të cilat do të ndihmohen me serra dhe motokultivatorë.

Nënkryetari Bytyqi, ka falënderuar drejtorin e Islamic Relief Kosovë, duke thënë se kjo marrëveshje bashkëpunimi po bëhet në mënyrë që bujqve tanë t’ju ofrohen kushte sa më të mira të punës.

Nga ana tjetër, drejtori Mohamed Soliman është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Lipjanit duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në projekte tjera.