Komuna e Lipjanit ndanë mbi 62 mijë euro për klubet sportive

LipjanPostuar: 14:51 / 21.09.2023

Me këtë rast Kryetari Ahmeti u ka uruar suksese klubeve sportive dhe tha se subvencionimi i tyre do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe se klubet sportive do të gjejnë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Lipjanit.

Përfaqësuesit e klubeve sportive kanë falënderuar Kryetarin Ahmeti për përkrahjen e dhënë duke theksuar kjo është një ndihmesë e mirëpritur që po u bëhet klubeve sportive në Lipjan.

Komuna e Lipjanit përmes thirrjes së fundit publike ka ofruar përkrahje financiare në vlerë prej 65,000.00 Euro, për 7 klube sportive të Komunës së Lipjanit.

Vlen të theksohet se deri më tani komuna e Lipjanit i ka mbështetur klubet sportive me mjete financiare në vlerë prej 85,600.00 euro.
 

Lajme / LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.