Komuna e Lipjanit përfiton donacion një automjet për Qendrën për Punë Sociale në Lipjan

LipjanPostuar: 17:29 / 11.08.2023

Kjo iniciativë synon të mbështesë familjet më në nevojë, duke siguruar kështu mbështetje dhe shërbime themelore për ta.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të kësaj veture ishin përfaqësuesit nga Komuna e Lipjanit dhe UNICEF-it.

Përfaqësuesit nga UNICEF, Dren Rexha dhe Donat Rexha falënderuan komunën e Lipjanit për bashkëpunim.

Ndërsa, nënkryetari Diamant Bytyqi dhe Shkelzen Hajdini Drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale falënderuan UNICEF-in dhe Raiffesen Bank për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Po ashtu gjatë ditës së sotme Komuna e Lipjanit ka dhënë në shfrytëzim një veturë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan për Shërbimin e Vizitave në Shtëpi, Kujdesin për Nënat dhe Fëmijët deri në moshën 3 vjeçare.
 

Lajme / LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.