Kryetari Ahmeti bëri homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari për nderë të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së
LipjanPostuar: 11:35 / 05.03.2024
Kryetari Imri Ahmeti, tha se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së na bënë më përgjegjës ndaj detyrave që kemi dhe vetëm kështu nderojmë të rënët për lirinë që gëzojmë sot. Ai po ashtu ka thënë se ditët e para të marsit do të mbeten të shënuara në historinë e Kombit shqiptarë, data këto të cilat ndër vite do reflektojnë qëndresën e Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij për liri dhe pavarësi.
Përulje përjetësisht për heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari!
Lavdi!