Kryetari Ahmeti ka pritur në takim Drejtoreshën e aktivitetit të USAID-it, Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober

LipjanPostuar: 17:24 / 18.08.2023

Pas këtij takimi nga kompania projektuese u bë edhe prezantimi i draft Hartës Dixhitale të Komunës së Lipjanit, hartë kjo e cila do të lansohet në fund të këtij muaji. Komuna e Lipjanit është komuna e parë në nivel vendi që pritet të lansoj një hartë të tillë.

Harta Dixhitale e Komunës së Lipjanit (Gjeoportali Zyrtar i komunës) është një platformë online e qasshme nga të gjithë qytetarët të cilët mund të informohen në kohë reale për një numër të madh të të dhënave gjeohapsinore zyrtare duke përfshi të dhënat e pronave komunale, urbanizmit, adresat, institucionet, etj., që për qëllim kanë transparencën e komunës tonë në raport me qytetarët.
 

Lajme / LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.