Kryetari Ahmeti ka pritur në takim Grupin e Grave të Lipjanit
LipjanPostuar: 15:48 / 05.01.2024
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka vlerësuar lartë kontributin e Grupit të Grave në Lipjan i cili vepron në bazë të vullnetit të mirë duke e ngritur kështu vazhdimisht nivelin e përfaqësimit të pozitës së gruas në shoqëri dhe promovimin e mundësive të barabarta.
Nga ana tjetër përfaqësueset e Grupit të Grave në Lipjan, në shenjë respekti kanë nderuar kryetarin Ahmeti duke i ndarë mirënjohje për kontributin e tij në mbështetje të aktiviteteve në fuqizimin dhe ngritjen e rolit të gruas lipjanase.