Kryetari Ahmeti nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi për ndërtimin e objektit të ri të zjarrfikësve
LipjanPostuar: 14:32 / 27.09.2023
Kryetari Ahmeti falënderoi AME-në për arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila ka për qëllim ndërtimin e objektit të ri të zjarrfikësve.
“Ky institucion ka shumë nevojë për një objekt të ri sepse Komuna e Lipjanit ka një territor shumë të madh, andaj është shumë e rëndësishme që të investohet në këtë institucion dhe të krijohen kushte sa më të mira për zjarrfikësit”, tha kryetari Ahmeti.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëfinancimi i projektit “Ndërtimi i objektit për NJPZSH-në dhe rregullimi i oborrit”.