Kryetari Ahmeti priti në takim Ministrin Elbert Krasniqi

LipjanPostuar: 13:46 / 02.08.2023

Në këtë takim kanë diskutuar mbarëvajtjen e projekteve të fituara nga Komuna e Lipjanit në Grantin e Perfmormancës Komunale, të cilat shumica nga to kanë filluar së implementuari në teren.

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar nevojën e mbështetjes nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal por edhe të Qeverisë së Kosovës lidhur me përshpejtimin e ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vonesat nga ana e OSHP-së për marrjen e vendimeve po e prolongon vazhdimin e agjendës tonë në implementimin e projekteve kapitale.  

Pas takimit të zhvilluar, kryetari Ahmeti së bashku me ministrin Krasniqi kanë vizituar disa nga projektet të cilat po implementohen në teren si sallën e sportit në shkollën Ismail Luma në Lipjan, Sallën e sportit afër shkollës në Banullë dhe ndërtimin e shtratit të lumit në Gadime të Poshtme.