Kryetari Ahmeti priti në takim Noel Bauer, drejtor i të gjitha aktiviteteve të USAID për Qeverisje dhe Demokraci
Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti, ka informuar Noel Bauer lidhur me ecurinë e implementimit të projekteve Integriteti i Komunave të Kosovës dhe Qeverisja e Pronës të cilat po zhvillohet në Komunën e Lipjanit, duke theksuar se komuna i ka mirëpritur këto projekte të rëndësishme dhe po vazhdon me përkushtim në përmbushjen e objektivave në kuadër të këtyre projekteve.
Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka falënderuar ekipin e USAID-it për bashkëpunimin dhe asistencë profesionale në ndërtimin dhe ngritjen e standardeve të punës në sektorë të ndryshëm si auditim të brendshëm, prokurim, implementimin e projekteve kapitale dhe buxhetin.
Nga ana tjetër, Noel Bauer, drejtor i të gjitha aktiviteteve të USAID në Kosovë për Qeverisje dhe Demokraci ka falënderuar Kryetarin Ahmeti dhe Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e mirë në realizimin e aktiviteteve që po zbatohen në Komunën e Lipjanit në kuadër të projekteve të financuar nga komuna dhe USAID-i.
Në fund të takimit Kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtorin Noel Bauer kanë vizituar disa nga Drejtoratet e Komunës së Lipjanit që janë të përfshira në aktivitet e USAIDI-it, në të njëjtën kohë u bë edhe prezantimi i Hartës Digjitale të Komunës së Lipjanit projekt i përbashkët mes komunës dhe USAIDI-it.