Kryetari Ahmeti priti në takim nxënësit fitues të garës së ASEF në Tiranë
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tregojë një ndjenjë të thellë krenarie dhe admirimi për suksesin e nxënësve të shkollave të Lipjanit në garën e ASEF e cila u zhvillua në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Sukseset e tyre në fusha të ndryshme janë shembulli më i mirë i talentit, punës dhe përkushtimit të tyre në arsim. Ky sukses i nxënësve tregon përpjekjen dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme dhe është një dëshmi e qartë se arsimi në Lipjan po prodhon gjenerata të arta të cilat do janë në gjendje të kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë”, ka thënë kryetari Imri Ahmeti.
Kryetari Ahmeti duke i inkurajuar ata të vazhdojnë rrugën e tyre të shkëlqimit dhe të punojnë për sukseset e ardhshme.
Ndërsa nxënësit pjesëmarrës në këtë takim kanë falënderuar Kryetarin e Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti për përkushtimin e tije ndaj arsimit dhe përparimit të rinisë sonë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha garat që ata po marrim pjesë siç ishin garat në SHBA.
Nxënësit po ashtu deklaruan se përmes mbështetjes që po u ofron Komuna e Lipjanit po arrijnë të përfaqësojnë Lipjanin dhe Kosovën.
Në garën e ASEF e cila është zhvilluar në Tiranë kanë marrë pjesë nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulet ‘Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, si dhe nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulet “Nezë Bujani” në Bujan, të cilët kanë arritur që të fitojnë disa medalje të arta, të argjenta si dhe të bronzta.