Kryetari Ahmeti priti në takim përfaqësues nga KFOR-i Amerikan në Kampin “Bondsteel”

LipjanPostuar: 12:23 / 19.01.2024

Gjatë këtij takimi, Kryetari Ahmeti dhe përfaqësuesit e KFOR-it kanë diskutuar rreth sigurisë në Komunën e Lipjanit,  për punët të cilat janë duke u bërë në gjithë territorin e komunës si dhe shumë çështje të tjera.

Përfaqësuesit nga KFOR-it "Bondsteel",  falënderuan Kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehen përkushtimin e thellimit të bashkëpunimit jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.