Kryetari Ahmeti priti në takim Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Nënkolonel Steve Forrest nga Mbretëria e Bashkuar

LipjanPostuar: 17:15 / 23.01.2024

Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar ekipen nga ministria e mbrojtjes për angazhimin dhe bashkëpunimin në ngritjen e gatishmërisë emergjente në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në mënyrë që gjithmonë të jemi në nivelin e duhur të reagimit në shërbim të qytetarëve.

Gjatë takimit, u trajtuan edhe sfidat e qeverisjes lokale në menaxhimin e fatkeqësive, me theks të veçantë në numrin e vogël të zjarrfikësve por edhe mjeteve reaguese në situate emergjente.

Në fund të takimit janë diskutuar edhe dokumentet bazike si: vlerësimi i rreziqeve, plani operativ emergjent lokal, plani i ushtrimeve dhe trajnimeve, themelimi dhe ngritja e njësive reaguese dhe atyre vullnetare mbështetëse.