Kryetari Ahmeti vizitoi disa nga punimet në terren
Kryetari Ahmeti, vizitoi punimet në implementimin e projektit të izolimit efiçient që po zhvillohen në objektin shumë banesor në qendër të qytetit përkatësisht në sheshin “Adem Jashari”.
Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti, theksoi se me renovimin e këtij objekti i cili përfshinë një numër të konsideruar të banesave të qytetarëve tanë, padyshim do të ndikoj në një jetë sa më të mirë dhe me një kosto më të lirë dhe efiçiente për qytetarët lipjanas, por gjithsesi që me përfundimin e këtij projekti qyteti ynë do të marrë edhe një pamje më të bukur.
Ky projekt po realizohet me mjetet financiare të fituar nga granti i performancës komunale.
Kryetari Ahmeti, po ashtu vizitën e tij e vazhdoi në fshatin Gllogovc për të parë nga afër punimet e sallës sportive e cila është drejtë finalizimit.
Kryetari Imri Ahmeti vizitoi edhe punimet tek sallat e sporteve në Banullë dhe në shkollën “Ismail Luma”, në Lipjan, ku dhe potencoi se me ndërtimin e këtyre hapësirave po kompletohet infrastruktura sportive, përveç fushave të hapura sportive në shkollat dhe vendbanimet e ndryshme të Komunës së Lipjanit do të kenë edhe sallat sportive në mënyrë që t’ju krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive të nxënësve dhe qytetarëve.