Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në renovimin efiçient të shkollës fillore “Vëllezërit Domaneku” në Topliqan

LipjanPostuar: 12:05 / 16.04.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Ahmeti:

“Gjatë ditës së sotme vizitova punimet për renovimin e tërësishëm efiçient të shkollës fillore “Vëllezërit Domaneku”, në Topliqan, me këtë investim po krijojmë kushte dhe ambiente efikase për shkollat moderne të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Ky investim është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për nxënësit e kësaj shkolle, por ne do të vazhdojmë edhe në shkolla të tjera si në Rufcin e Vjetër, Shalën ku me investime në efiçencë po krijojmë ambienteve të përshtatshme për nxënësit tanë.”
 

Lajme / LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.