Kryetari Ahmeti zhvilloi takim me kryetarët e Këshillave Lokal të fshatrave dhe lagjeve urbane të Komunës së Lipjanit
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti përveç se ka kërkuar nga kryetarët e këshillave lokal bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet komunale në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve bazuar në prioritet e vendbanimeve të tyre, ai ka njoftuar ata edhe me vendimin e fundit për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e aktiviteteve të kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane të Komunës së Lipjanit.
“Ju falënderoj që keni pranuar përgjegjësi për ti përfaqësuar vendbanimet e juaja. Nuk është ndonjë privilegj por përgjegjësi shtesë me të cilën ju jeni ngarkuar, andaj ju kërkoj që së bashku ti shtyjmë përpara projektet në të mire të të gjithë qytetarëve tanë”, tha ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e këshillave lokal, falënderuan Kryetarin Ahmeti për ndihmën dhe bashkëpunimin por në të njëjtën kohë ata paraqiten edhe disa kërkesa në realizimin e projekteve të ndryshme.