Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e 21-të

LipjanPostuar: 15:42 / 28.07.2023

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance kanë dhënë sqarime rreth çështjeve të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Më pastaj u prezantua raporti i shpenzimeve dhe të hyrave Janar-Qershor 2023.

Për të kaluar edhe tek raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Lipjanit për vitin 2022 si dhe Plani i zbatimit të rekomandimeve të auditorit të pranuara në raportin final nga Auditori i Zyrës Kombëtare të Kosovës për vitin 2022, të cilin auditim e ka kryer Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kuvendi gjatë punimeve në ditën e sotme ka miratuar edhe Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve Kompanisë Rajonale të Mbeturinave  “Pastrimi”, SHA.