Kuvendi i Komunës së Lipjanit zhvilloi punimet e mbledhjes së 28-të me radhë

LipjanPostuar: 16:06 / 29.03.2024

Kryetari Imri Ahmet, fillimisht ka dhënë sqarime në të gjitha çështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Më pastaj me vazhdimin e të kësaj të kësaj seance janë shqyrtuar dhe aprovuar këto pika të rendit të ditës:

- Propozim Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. MEHDI ZEJNULLAHU” në Lipjan
- Propozim Vendim për miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026
- Propozim Vendim Paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës ZK. Grackë e Vjetër.
- Propozim Vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës ZK. Grackë e Vjetër.
- Propozim Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të komunës, ZK Lipjan.
- Propozim Vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës në ZK. Lipjan.
- Propozim Vendim për formimin e komisionit të ankesave.
- Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Shoqatës Sindikale të Administratës Komunale.
- Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për fermer për subvencionimin e qumështit.