Kuvendi Komunal i Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt

LipjanPostuar: 17:35 / 30.10.2023

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime rreth çështjeve të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Gjatë punimeve të kësaj mbledhje janë aprovuar këto pika të rendit të ditës:

• Raporti i shpenzimeve dhe i të hyrave janar –shtator 2023.
• Propozim Vendim për miratimin e Planit për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Lipjanit 2023-2027
• Propozim Vendim për fillimin e procedurave për shpalljen e konkursit publik për vendosje të bizneseve në zonën Ekonomike “Parku Industrial”, në ZK Qylagë –faza e dytë.
• Propozim Vendim për formimin e Komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit për vendosjen e bizneseve në zonën Ekonomike “Parku Industrial”, në ZK Qylagë –faza e dytë.
• Propozim Vendim mbi caktimin e tarifave për qëndrim ditor të fëmijëve në institucionet parashkollore në fshatrat e Komunës së Lipjanit.
• Propozim Vendim formimin e komisionit përzgjedhës për përzgjedhjen e Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve në institucionet publiko edukativo arsimore të Komunës së Lipjanit.
• Propozim Vendim për faljen e borxheve të papaguara për taksen për marrjen dhe mbajtjen e për ushtrimin e veprimtarive afariste.
• Propozim Vendim për anulimin e Vendimit 15Nr.463-4331 I datës 19.01.2021 për pezullimin e Vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan   për varreza në  fshatin Rubovc 15.nr. 463-14826 I datës 04.03.2019.
• Propozim Vendim për zëvendësimin e anëtares në Komitetin për Komunitete.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar edhe dy pika shtesë:

• Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për OJQ “Zëri i Romëve, ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”.
• Propozim Vendim për zëvendësimin e anëtares të Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës në Zk. Konjuh.