Mbahet debati publik për Projekt rregulloren për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në Komunën e Lipjanit
Me këtë rast, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim Valon Pacolli, tha se Komuna e Lipjanit është e interesuar që të ketë një rregullore gjithëpërfshirëse e të përshtatshme për bizneset, punëtorët dhe konsumatorët dhe nga ky takim pret propozime konkrete nga pjesëmarrësit sa i përket ndryshimeve që do të bëhen.
Ai më tutje ka shtuar se aktualisht projekt rregullorja për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit është në konsultim publik dhe është duke u trajtuar në mënyrë të detajuar duke zhvilluar takime e debate me biznese por edhe duke i pritur edhe në mënyrë elektronike propozimet, rekomandimet dhe vërejtjet nga qytetarët e posaçërisht nga bizneset në mënyrë që mos të ketë pengesa në zbatimin e saj.
Nga ky takim u kuptua që kjo rregullore është mirëpritur nga një numër i konsiderueshëm i bizneseve e po ashtu edhe prezantuan rekomandimet e tyre sa i përket rregullores për orarin e punës së veprimtarive ekonomike.
Në fund të këtij takimi drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Valon Pacolli ka kërkuar nga bizneset dhe qytetarët lipjanas që të jenë sa më aktive gjatë fazës së konsultimit publik të kësaj rregulloreje në mënyrë që rregullorja në fjalë të jetë e pranueshme nga të gjithë.