Mbahet diskutim publik për regjistrimin e popullsisë me qytetarët e Komunës së Lipjanit

LipjanPostuar: 14:16 / 10.11.2023

Temë diskutimi ishte “Bashkëpunimi i asambleve komunale në Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave”, që do të bëhet në vitin 2024.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi, ka vlerësuar lartë rëndësinë e përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm, njëkohësisht ka ofruar mbështetjen institucionale për projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Ndërsa, diskutimi u bë në mënyrë të hapur dhe në mënyrë interaktive ku qytetarët patën mundësinë të zbulojnë detaje të rëndësishme rreth Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.