Mbahet diskutimi “Të drejtat pronësore të grave si prioritet për Komunën e Lipjanit”

LipjanPostuar: 15:06 / 20.09.2023

Përfaqësuesit komunal të përkrahur nga Aktiviteti i USAID Qeverisja e Pronës, sot kanë takuar përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë, bizneseve të grave dhe pjesëmarrësve të tjerë, ku kanë diskutuar për te drejtën pronësore.

Aty u tha se ky takim kishte për qëllim rritjen dhe fuqizimin e grave si parakusht për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se tema është e një rëndësie të veçantë dhe me prioritet për ne, ndërsa  projekti i USAID në krye me drejtoreshën Jennifer Ober si dhe mysafirin që është sot me ne nga Tetra Tek nga Amerika Jack Mekeefe të cilët i falënderoi sepse janë nder partneret kryesor në ketë fushë dhe vazhdimisht jemi të angazhuar për të krijuar lehtësira dhe rrethana administrative, por edhe faktike që do duhej të dëshmonte barazi dhe qeverisje në pronë.

“Ajo që është e rëndësishme është që po krijohen lehtësira përditë dhe të jetë në fokus te Qeverisja në Pronë dhe janë ndërtuar standarde të reja me të cilat ka nevojë opinioni të jetë i informuar”, ka thënë Kryetari Ahmeti.

Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar se është detyrë e përhershme të vazhdojmë tutje me këtë angazhim, është një detyrë që duhet të vazhdojë në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e gruas në qeverisjen e pronave, këtë rast jo vetëm në bashkëpronësi siç interpretohet por edhe në qeverisjen e përditshme dhe të përhershme sepse është një prej elementeve që determinon barazinë gjinore në çdo shoqëri, ka thënë mes tjerash Kryetari Ahmeti.

Drejtoresha e Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, Jennifer Ober, tha se prioritet i tyre është fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në qeverisjen e pronave. Me këtë rast, ajo ka përmendur  organizimin e punëtorive të ndryshme dhe aktiviteteve të shumta që janë marrë në kë drejtim.

Në fund u bë edhe një prezantim nga Ariana Qosaj-Mustafa, eksperte për barazi gjinore “Qasja në të drejtat pronësore si parakusht për zhvillim shoqëror dhe ekonomik”.