Mbahet mbledhja e 23-të me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Lipjanit
LipjanPostuar: 19:00 / 25.01.2024
Me këtë rast, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Daut Azemi, përveç pikave të parapara për këtë mbledhje, me propozim nga ekzekutivi ka propozuar edhe një pikë shtesë për rendin e ditës.
Anëtarët e KPF-së pas diskutimeve që patën, kanë rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.