Mbahet mbledhja e 26-të e Kuvendit të Komunës së Lipjanit
Me vazhdimin e punimeve të kësaj mbledhje, përfaqësuesit nga ekzekutivi kanë dhënë sqarime rreth çështjeve të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Më pastaj janë shqyrtuar dhe aprovuar këto pika të rendit të ditës:
• Propozim vendim për lirimin nga pagesa e borxheve të qirasë joprofitabile të përfituesve të banimit social.
• Proozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e aktiviteteve të kryetarëve të këshillave lokal të fshtrave dhe lagjeve urbane të Komunës së Lipjanit.
• Propozim vendim për miratimin e marrëveshjes kornizë të bashkëpunimit ndërkomunal shumë-funksional.
• Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Islamic Relief Worldwide zyra në Kosovë (IRW)
• Propozim vendim për anulimin e vendimit Nr.15.353/01-69530 i datës 21.12.2023 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes në Magurë, si dhe është diskutuar
• Raporti i shpenzimeve dhe i të hyrave vetanake Janar –Dhjetor 2023.