Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së në Komunën e Lipjanit

LipjanPostuar: 17:11 / 28.08.2023

Në këtë takim u prezantuan raportet për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Lipjanit, ku u tha se gjendja në Lipjan vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe pika tjetër e rendit të ditës, fillimi i vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla. Me theks të veçantë është ngritur si shqetësim mungesa e furnizimit me libra për nxënësit nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Nga anëtarët e KKSB-së u paraqitën edhe disa shqetësime të identifikuara të qytetarëve që kanë të bëjnë me sigurinë publike.
 

Lajme / LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.