Mbahet tryezë lidhur me Zgjerimin e njohurive mbi identitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Lipjanit
Të pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti, u.d i shefit të zyrës së Këshillit të Evropes z.Tankut Soykan, përfaqësues të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në Lipjan.
Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti, ka potencuar përkushtimin e qeverisjes lokale për përfshirjen dhe mbështetjen e të gjitha komuniteteve në territorin e Lipjanit. Ai po ashtu ka shprehur vullnetin e mirë për të punuar edhe më shumë drejtë qëllimeve të përbashkëta, për të siguruar një jetë më të mirë për gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit pa dallim.
Nga ana tjetër, u.d i shefit të zyrës së Këshillit të Evropes z.Tankut Soykan, ka falënderuar Komunën e Lipjanit dhe Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij në përkrahjen e komuniteteve në Lipjan.
Në fund të këtij takimi, me një fjalë përshëndetëse i’u është drejtuar të pranishmëve edhe nënkryetari për Komunitete i Komunës së Lipjanit z. Lulzim Qerimi.