Ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe parkimi i automjeteve afër objektit të Komunës së Vjetër të Lipjanit
Njoftim i plotë:
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka nxjerrë Urdhëresë përmes së cilës ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve dhe parkimin e automjeteve afër objektit të Komunës së Vjetër e cila gjendet në Lipjan, rruga “Shqipëria” ku ka filluar rrënimi i objektit të Komunës së Vjetër.
Kjo ndalesë do të vlejë deri në përfundimin e rrënimit të tërësishëm të objektit për shkaqe të sigurisë së qytetarëve gjatë punimeve.
Po ashtu me këtë Urdhëresë qytetarëve u ndalohet shfrytëzimi i rrugicave për hyrje dhe dalje në sheshin “Adem Jashari të qytetit të Lipjanit dhe secilës rrugicë që kufizohet me objektin dhe hapësirën që rrethon objektin e vjetër të Komunës së Lipjanit.
https://kk.rks-gov.net/.../sites/20/2023/08/urdheresa.pdf