Në Komunën e Lipjanit mbahet debati i dytë publik me përfaqësuesit e bizneseve lidhur me orarin e punës

LipjanPostuar: 15:33 / 02.11.2023

Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Valon Pacolli, tha se Komuna e Lipjanit ka organizuar një varg debatesh të tilla me qëllim  që kjo rregullore të jetë sa ma e kompletuar dhe e përshtatshme për bizneset, punëtorët dhe qytetarët dhe se nga ky takim pret të ketë propozime shtesë nga pjesëmarrësit.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit kanë mirëpritur ndryshimet dhe plotësimet e kësaj rregullore por ka pasur edhe nga ata që kanë paraqitur propozime shtesë lidhur me këtë dokument.