Nënkryetari Bytyqi priti në takim zv. drejtorin e aktivitetit të USAID-it - Qeverisja e Pronës, Ramadan Klisurica

LipjanPostuar: 16:28 / 29.01.2024

Gjatë këtij takimi, janë diskutuar shumë çështje lidhur me Shërbimet e Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe impakti i Ligjit për Kadastër.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe përditësimi Hartës Digjitale që ka Komuna e Lipjanit si platformë, për pasurimin e saj me të dhëna e reja.

Nënkryetari Bytyqi, ka falënderuar përfaqësuesit nga aktiviteti USAID-it për bashkëpunimin dhe asistencë profesionale në disa fusha e në këtë rast Gjeodezisë e Kadastrit, aktivitete këto që po implementohen në kuadër të projektit Qeverisja e Pronës të financuar nga Komuna e Lipjanit dhe USAID-i.