Nis projekti madhor në Lipjan, mbi 6 milion euro investim në qendrën e qytetit
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, zotimin e tij para qytetarëve lipjanas për fillimin e realizimit të këtij projekti e vlerësoi si më të rëndësishmin në Lipjan i cili do ta transformoj qytetin në një qendër në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
Kryetari Ahmeti, tha se ky është një ndër projekte më të mëdha të Komunës së Lipjanit i cili kap vlerën e mbi 6 milionë euro, i cili përfshinë katër projekte të integruar në një projekt dhe do të mundësoj zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur.
“Është një ndër projektet më madhore të qytetit të Lipjanit që besoj që do të ja ndërroj pamjen tërësisht qytetit. Ne kemi identifikuar nevojën e madhe të parkingut, nevojën e madhe të parkut, pastaj integrimin e sheshit dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut. Janë katër projekte të integruar në një projekt”, ka thënë Kryetari Ahmeti duke bërë të ditur se projekti do të zgjasë rreth tre vjet.
“Është një projekt që do të zgjedh njëkohësisht të gjitha problemet që kanë të bëjë me parkingun, do të ketë parkun qendror të qytetit por edhe vazhdimin e sheshit”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.