Njoftim nga Komuna e Lipjanit

LipjanPostuar: 16:24 / 18.03.2023

Njoftohen qytetarët e Komunës së Lipjanit se vendkalimi mbi hekurudhë në kryqëzim të rrugës “Sadik Shala” me rrugën “Shën Flori” do të jetë i mbyllur për qarkullim të përkohshëm për këmbësorë dhe automjete duke filluar nga data 19.03.2023 deri më 27.03.2023, për arsye të zhvillimit të punimeve mbi hekurudhë sipas projektit: Rehabilitimi i Pjesës Jugore të Linjës 10 Hekurudhore (Fushë Kosovë – Hani i Elezit) nga km 246+888.00 deri km 313+711.00.

Qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve do të bëhet përmes rrugës alternative rreth hekurudhës sipas sinjalizimit nga ana e operatorit deri te vendkalimi i dytë mbi hekurudhë Rr. “Skënderbeu” që lidhë rrugën me udhëkryqin e Janjevës.