Njoftim nga Komuna e Lipjanit për vënie në konsultim publik të dy draft dokumenteve

LipjanPostuar: 23:14 / 20.11.2023

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, për të realizuar konsultimet dhe pjesëmarrjen e publikut, në miratimin e akteve nga kompetenca e komunës, ju njoftojmë se në konsultim publik është Plani i Punës i Ekipit për të drejtat e fëmijës (2024-2026) dhe Plani i Veprimit për transparencë 2023-2027 në Komunën e Lipjanit.

Këto dy draft dokumente janë të publikuar në WebFaqen e Komunës dhe në plaftormën për konsultime publike të Qeverisë së Kosovës.

Andaj vërejtjet dhe sugjerimet e juaja për Draft- Planin e Punës të Ekipit për të drejtat e fëmijës 2024-2026 mund ti dërgohen Komisionit për hartimin e këtij dokumenti ose në email adresën shkelzen.hajdini@rks-gov.net, më së largu me datë 17.12.2023.

Ndërsa, vërejtjet dhe sugjerimet e Draft- Plan të Veprimit për transparencë  2023-2027, mund ti dërgohen Komisionit për hartimin e këtij dokumenti ose në email adresën bukurie.zejnullahu@rks-gov.net, më së largu me datë 17.12.2023.

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php...
https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php...
https://kk.rks-gov.net/.../dokumentet-ne-konsultim-publik/